Kthehu lart

Sherre e të shara mes shqiptarëve, ja çfarë ndodh në Vlorë

Sherre e të shara mes shqiptarëve, ja çfarë ndodh në Vlorë GazetaExpress

Debate deri në konfrontime fizike.

Kjo është pasqyra e situatës në qendrën e aplikimit të kartave dhe pasaportave biometrike. Pas njoftimit të fundit për skadencën e kartave, numri i qytetarëve që aplikojnë është i lartë ku gjithashtu debatet për radhën janë të shumta.

Policia është e pranishme vazhdimisht ku në jo pak raste detyrohet që të ndërhyjë forcërisht për të normalizuar situatën. Qytetarë të ndryshëm shprehen se pavarësisht zënies së radhës shpejt nuk arrijnë dot të aplikojnë as deri pasdite.

Sipas tyre kompania duhet të marrë masa për të shtuar kompjuterët e aplikimit si dhe të vendos një sistem radhe. Ndërkohë që e njëjta situatë paraqitet edhe në kryeqytet, raporton Neës24.

    Data: 16 Janar 2019 20:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera