Kthehu lart

Rama në krah të “armikut të vjetër”, merr pjesë në Samitin e NATO-s

Rama në krah të “armikut të vjetër”, merr pjesë në Samitin e NATO-s GazetaExpress

Dikur “armiq” por sot shihen në krah e njëri- tjetrin.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar vizitat e tij në Samitin e NATO-s në Bruksel, atje ku është takuar dhe me kreun e Aleancës Stoltenberg.

Ajo që ka rënë në sy në pamjet që vetë Rama ka publikuar, kanë qenë momentet kur kreu I qeverisë shihet pëkrah ish drejtuesit të SHISH, Vizho Ajazi Likës, me të cilin maxhoranca e të majtëve ka patur një sërë përplasjes të forta, deri në momentin kur ajo vetë vendosi ta çojë Visho Ajazin, si përfaqësuesin e Shqipërisë në NATO.

Rama shkruan në rrjetin social se Shqipëria është vlerësuar pozitivisht për kontributin e saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut duke shtuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe të trupave të veta në frontet e përbashkëta.

POSTIMI I RAMËS:

Bruksel, SAMITI I NATOS – Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.

Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Data: 11 Korrik 2018 18:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera