Kthehu lart

Rama flirt me Bregun? Ekspertja e komunikimit analizon pse Berisha ngjan si baba e Veliaj si robot

Rama flirt me Bregun? Ekspertja e komunikimit analizon pse Berisha ngjan si baba e Veliaj si robot GazetaExpress

​ Episodi më i ri i “Fol me Psikologen” është ndalur tek politikanët dhe të fshehtat e tyre, të para këto nëpërmjet leximit të gjuhës së trupit.

Ekspertja e komunikimit Irena Myzeqari së bashku me psikologen Ervisa Lula e cila është njëkohësisht dhe autore e këtij programi, janë ndalur fillimisht tek kryeministri Edi Rama e më pas tek ish-kryeministrit Berisha, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Myzeqari ka interpretuar gjuhën e trupit të përdorur në disa pjesë pikante gjatë seancave parlamentare dhe jo vetëm kaq, por lexoi edhe ngjarjet që kanë bërë zhurmë mediatike si ajo e flirtit të mundshëm mes Ramës dhe ish-deputetes demokrate, Majlinda Bregu apo përqafimeve të famshme tashmë të kryeministrit me presidenten kroate dhe kryeministren britanike.

    Data: 21 Korrik 2018 22:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera