Kthehu lart

Polici pervers i Malësisë së Madhe, dalin prova të reja, kërcënoi dhjetëra gra të tjera

Polici pervers i Malësisë së Madhe, dalin prova të reja, kërcënoi dhjetëra gra të tjera GazetaExpress

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji zbulon të tjera detaje nga jeta e policit të arrestuar në Malësinë e Madhe për ngacmime seksuale ndaj një 15 – vjeçareje.

Sipas tij polici Berhan Bajraktaraj është larguar nga radhët e forcave blu për tentativë përdhunimi, por është kthyer në punë nga Partia Socialiste.

Salianji shkruan se ai ka kërcënuar edhe shumë gra të tjera në zonë, duke dashur të kryejë marrëdhënie seksuale.

Reagimi i plotë

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.

Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!

Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!

Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!

    Data: 12 Shkurt 2019 13:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera