Kthehu lart

PD kërkon arrestimin, deputeti i PS-së: S’më trembin lajmet e verës

PD kërkon arrestimin, deputeti i PS-së: S’më trembin lajmet e verës GazetaExpress

Pas akuzave të PD se ai është pjesë e bandës së Emilano Shullazit dhe për këtë duhet të arrestohet, reagoi deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja.

Në një postim në Facebook, Çyrbja i konsideron deklaratat e PD lajme vere, për të dëmuar imazhin e tij.

"Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë", shkruan Çyrbja në FB.

Reagimi në FB i Jurgis Çyrbja

Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve

Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim nga zgjedhësve të mij mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership.

Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.

Dua te informoj publikun se kjo është një çështje e hetuar nga Prokuroria ku unë kam dhënë të gjithë informacionet dhe dëshmitë.

Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bëj pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere.

    Data: 17 Gusht 2018 19:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera