Kthehu lart

"Partitë politike duan destabilizim, ende se kuptojë që studentët e kapën demin nga brirët”

"Partitë politike duan destabilizim, ende se kuptojë që studentët e kapën demin nga brirët” GazetaExpress

I ftuar në emisionin Top Talk avokati Spartak Ngjela foli mbi protestën e studentëve, duke deklaruar se ata e kuptuan që varfëria e tyre dhe familjeve ku jetojnë vjen si pasojë e korrupsionit kryeministror.

 “Brenda tyre ata kanë diçka të përbashkët: antikorrupsionin. Korrupsioni shtetëror nuk është vetëm në një qelizë, por në të gjitha qelizat e shtetit. Ka korrupsion kudo, edhe në universitet. Studentët e kanë parë që këta janë në luks dhe vetë të varfër. Këta e kanë kapur demin nga brirët”, deklaroi Ngjela.

Sipas Ngjelës, Rama duhet t’ia pranonte kërkesat që në fillim, por kërkon destabilizim. Edhe opozita, sipas avokatit, kur nuk bëri dot asgjë, pa te studentët një mundësi për destabilizim.

“Destabilizimi për ta është mbijetesë në funksion të reformës në drejtësi. Ata mendonin se lëvizja studentore do t’i jepte mundësi për skenar destabilizues në vend, por nuk ia arritën dot. Rama po bën kthesën duke parë që Shqipëria nuk u destabilizua sepse masa kompakte nuk e la”, tha Ngjela.

“Pse nuk i pranon pikat Rama? Dua përfaqësi thotë, por përfaqësitë që të gjitha e kanë tradhtuar popullin shqiptar. 100 vjet janë blerë nga fqinjët. Kjo tregon që kanë orientim shumë të mirë. Nuk mund të ndalohet përkrahja politike brenda tyre, por ata kanë një masë kompakte që nuk i lejon degradimet që kërkojnë të tjerët”, shtoi Ngjela.

    Data: 13 Dhjetor 2018 16:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera