Kthehu lart

Një përbindësh i çuditshëm kapet në detin e Vlorës

Një përbindësh i çuditshëm kapet në detin e Vlorës GazetaExpress

Një krijesë e çuditshme është kapur ditën e sotme nga disa djem të rinj në qytetin e Vlorës, në afërsi të vendit që nga banorët e zonës njihet si "Plazhi i Vjetër".

Personat që kanë dërguar pamjet pranë JOQ.al thonë se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë dhe se krijesën, e cila ngjan sa me një peshk të madh, edhe me një gjarpër, e kanë gjetur të ngordhur në afërsi të plazhit.

Më konkretisht, peshku-gjarpër është gjetur në kanalin e ujërave të zeza, gjysmë i ngordhur.

Ata e përshkruajnë si të frikshëm, por në të njëjtën kohë bëjnë apel që dikush të vijë ta marrë e ta varrosë, pasi dekompozimi në natyrë mund të shndërrohet në burim infeksionesh për pushuesit./JOQ


    Data: 21 Qershor 2018 13:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera