Kthehu lart

Në kufi me Shqipërinë, greku kapet me 77 kg drogë

Në kufi me Shqipërinë, greku kapet me 77 kg drogë GazetaExpress

Policia greke sekuestroi një sasi prej rreth 77 kilogram drogë në kufirin me Shqipërinë.

Droga u zbulua brenda një mjeti që udhëtonte në aksin Kozan-Janinë.

Për pasojë një 48-vjeçar grek u vu në pranga.

Brenda automjetit u gjetën dhe sekuestruan 12 pako me 76 kg e 900 gram marijuanë, 1 pistoletë Browning me një kreher me 2 fishekë 22 mm, 2 celularë dhe 250 euro.

    Data: 12 Shkurt 2019 11:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera