Kthehu lart

Ministria e Ramës i jep leje për HEC në Gjirokastër një drejtoreshe në Tiranë

Ministria e Ramës i jep leje për HEC në Gjirokastër një drejtoreshe në Tiranë GazetaExpress

Një tjetër leje është dhënë nga Ministria e Energjitikës për ndërtimin e një HEC-i të vogël në Gjirokastër. Konkretisht bëhet fjalë për në fshatin Kolonjë.

Lapsi.al disponon shkresën paraprake për Vlerësimin e Ndikimit Në Mjedis të këtij projekti energjitik.

Por banorët e fshatit kanë dalë kundër, me pretendimin se HEC-i do të shfrytëzojë të vetmin burim ujor që ka fshati. Ata kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion që do t’i shkojë Bashkisë Gjirokastër dhe institucioneve të tjera. ‘HEC Kolonja’ do të zhvillohet nga kompania ‘E.T.T. GROUP AUTO” Sh.p.k, me administrator Ollga Gjokaj, e cila është aktualisht drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Nr.4 në Tiranë.

Shpesh në zonat ku janë ndërtuar hidrocentrale, popullatës vendase u është shkaktuar problem në furnizimin me ujë. 


    Data: 12 Shkurt 2019 17:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera