Kthehu lart

Meta i hap shteg Ramës të plotësojë kërkesën KRYESORE të studentëve

Meta i hap shteg Ramës të plotësojë kërkesën KRYESORE të studentëve GazetaExpress

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka ndërmarrë hapin e parë ligjor që i hap shteg plotësimit të një prej kërkesave më kryesore të studentëve, që prej 9 ditësh janë në protestë.

Kreu i shtetit ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2009.

“Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”, thuhet në një reagim zyrtar të Presidentit.

Një ndër 8 pikat që studentët ja kanë paraqitur si kërkesa të panegociueshme Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrit Edi Rama, është rritja e buxhetit të shtetit për arsimin e lartë. Kryeministri Edi Rama deri më tani ka deklaruar nëpër statuse në rrjetet sociale se është i gatshëm t’i plotësojë këto kërkesa, vetëm që studentët të ulen dhe të negociojnë me ta, një kush i cili deri më sot në mënyrë kategorike nuk është pranuar nga studentët. Ata kërkojnë nga kryeministri që vetëm t’i zbatojë këto kërkesa për përmirësim të cilësisë së arsimit të lartë, pa bërë asnjë negociatë. Ndërkohë, me veprimin e rëndëishsëm të bërë së fundi nga Presidenti Meta, Rama tashmë e ka rrugën e hapur për të nisur zbatimin konkret të kërkesave të studentëve dhe jo vetëm me statuse në Facëebook dhe Tëitter.

Mbetet të shihet se si do të komentohet prej mazhorancës dhe opozitës vendimi i Presidentit Ilir Meta në mbështetje të studentëve.

/Gazeta Express


    Data: 13 Dhjetor 2018 13:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera