Kthehu lart

Masakra mjedisore, si zbrazen mijëra tonët e plehrave në lumenjtë shqiptarë

Masakra mjedisore, si zbrazen mijëra tonët e plehrave në lumenjtë shqiptarë GazetaExpress

Një vatër tjetër infeksioni ambiental për vendin tonë, është edhe pika e grumbullimit të mbetjeve urbane në qytetin e Gramshit.

Një vatër tjetër infeksioni ambiental për vendin tonë, është edhe pika e grumbullimit të mbetjeve urbane në qytetin e Gramshit. Ky vend grumbullim, pak kilometra mbi qytet është në fakt vetëm një trashe e hapur me traktor në faqen e një kodre, buzë një përroi. Vetëm pak metra më larg është lumi Devoll ku përfundojnë këto plehra sa herë bie shi.

Deri pak kohë më parë plehrat e këtij qyteti, hidheshin direkt në lum i cili i merrte me vete dhe i përhapte në të gjithë ultësirën perëndimore, deri në det. Por me futjen në punë të hidrocentralit të banjës, rrjedha e lumit u ndërpre dhe mbi digë u krijua një liqen.

Bashkia e Gramshit, në atë kohë i vuri kusht firmës ndërtuese të hidrocentralit që ti jepte zgjidhje çështjes së plehrave para se të përmbyste vend-depozitimin aktual. Por, e vetmja zgjidhje që i dha firma, është kjo vragë e hapur më traktor që shikoni sot.

Bashkia e Gramshit është e pafuqishme që ti japë një zgjidhje kësaj situate. Arsyeja është ajo e zakonshmja, mungesë fondesh.

Berati, Fieri dhe Rrogozhina, zonat më të ndotura në Shqipëri nga mbetjet Urbane

Përveç Durrësit, Top Story pasqyroi edhe disa zona të tjera të rrezikshme nga plehrat siç është Berati, Rrogozhina apo Fieri. Në Berat mbetjet kanë pushtuar shtratin e Lumit të Osumit, i cili me rrjedhjen e tij përhapet në të gjithë zonat përreth, deri në kanalet vaditëse bujqësore.

Një kodrinë me plehra lëshon një erë vdekjeprurëse, e cila bëhet akoma edhe më e rëndë kur bie shi. Në qytetin e Fierit shërbimi i menaxhimit të mbetjeve nuk ofrohet rregullisht në të gjithë territorin e Bashkisë së Fierit. Mbetjet në këtë venddepozitim prej 6.2 hektarësh, shkarkohen në formë kavaletash, në terren të hapur dhe hera-herës digjen duke lëshuar helme dhe era të rënda.

Trajtimi dhe eliminimi i mbetjeve është problem në qytetin e Fierit, pasi kjo fushë është në përdorim prej më shumë se 40 vitesh, shumë pranë vijës ujore të Vijës së Ngjalës, aty ku toka është argjilore pa kullim dhe e parrethuar. Miliona lekë janë shpenzuar nga kjo Bashki për hartimin e disa strategjive locale për menaxhimin e mbetjeve, por deri tani janë vetëm në letër.

Gjithashtu, i njëjti problem është dhe në Rrogozhinë. Bashkia Rrogozhinë dhe rrethinat e saj, në mungesë të një venddepozitimi, i derdhin mbetjet në shtratin e Lumit Shkumbin. Lumenjt tanë nga veriu në jug, nga lindja në perendim, janë venddepozitimi më i madh i mbetjeve urbane.

Askush nuk i di me saktësi shifrat, por në ujërat e lumenjëve, lundrojnë më shumë mbeturina, se sa të gjithë landfillet e tokës, të marra së bashku. E teksa këto lumenj, kalojnë afër zonave bujqësore, uji i tyre devijohet në shumë kanale, me të cilat vaditen arat, serat, platacionet me pemë frutore, madje dhe gruri nga i cili nxjerrim bukën./Top Channel

    Data: 07 Nentor 2018 22:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera