Kthehu lart

Komisioni i Venecias fut në “sherr” politikën shqiptare

Komisioni i Venecias fut në “sherr” politikën shqiptare GazetaExpress

Draft opinioni i Komisionit të Venecias nuk i ka shuar përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me amendimin kushtetues të demokratëve për Vetting-un në politikë.

Leximin për sugjerimet e “Venecias” e kanë të ndryshëm. Për mazhorancën “Venecia” rrëzoi pretendimet e opozitës, ndërsa demokratët e vlerësojnë ekspertizën si vlerë të shtuar që legjitimon amendimin kushtetues të bërë prej tyre.

Ulsi Manja: Venecia në këtë dokument paraprak e ka shkruar të zezën në të bardhë, që nisma ka probleme të rënda Kushtetuese. Nuk merr në konsideratë të drejtat dhe liritë themelorë të njeriut të garantuara në protokollin e Konventës Europiane dhe bie ndesh me praktikat e mira të Venecias për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Tani çdo nisëm në vetvete është legjitime. Nisma e opozitës synon të përcaktojë kundërshtarin politik.

Ndërsa Këshilltari ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi tha se, “Komisioni i Venecias me të drejtë ka konstatuar se për shkak të rrethanave specivike. Me të drejtë ka konstatuar se futja e një mekanizmi shtesë, verifikimi është legjitim, ka konsideruar të ligjshëm propozimin e bërë nga Partia Demokratike për të ndryshuar Kushtetutën.

Të premten është edhe prova e radhës në Këshillin e Legjislacionit, ku palët do të shprehin vullnetin nëse do t’i hapin rrugë në parlament  amendimit kushtetues për Vetting-un apo jo dhe nëse do të shkohet në seancë me një apo dy raporte. Por me shumë gjasa edhe në këtë pikë ky fund sesioni nuk pritet të sjellë surpriza. Teksa mazhoranca i kujton opozitës se pastrimin e politikës mund ta bëjnë organet e reja të drejtësisë, për opozitën zgjidhja do të duhet të vijë përmes ligjit të ri, pasi më parë të jetë miratuar mendimi kushtetues.

Ulsi Manja: Venecias opinion miqësor i është kërkuar. Është parlamenti sovran. Brenda Dhjetorit ngrihet KLGJ dhe  KLP ku hapet rruga e krijimit brenda dy muajve të SPAK.

Në opinionin paraprak, Komisioni i Venecias ka vërejtur 7 mangësi ne propozimin e opozitës, për mënyrën si e parashikon drafti i saj Vettingun në politikë, ndonëse e ka cilësuar si legjitim. Komisioni i Venecias do ta miratojë me 14 Dhjetor opinionin, në thelb të të cilit u rekomandon palëve që ta zgjidhin vetë këtë çështje, me dialog në parlament.


    Data: 06 Dhjetor 2018 16:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera