Kthehu lart

Ja sa vite burg kërkon prokuroria për djalin e deputetit shqiptar

Ja sa vite burg kërkon prokuroria për djalin e deputetit shqiptar GazetaExpress

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit burg për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht Xhisiela Malokun.

Djali i Rrahman Rrajës ka mohuar akuzat për dhunë, një pretendim i cili është mbështetur edhe nga vetë Xhisiela, e cila pavarësisht se në analizën mjeko- ligjore rezulton të jetë dhunuar, në daljen e saj të parë publike e ka mohuar faktin.

Skandali shpërtheu disa muaj më parë, pas një interviste të ish oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili denondoi në media se ai ishte kërcënuar me armë nga vëllai i Rrahman Rrajës, deputet i PS-së, në mënyrë që ky i fundit të mos niste hetimet ndaj nipit të tij Rexhep Rraja.

Rexhep Rraja u arrestuar më tutje më datë 30 shtator./Express

    Data: 13 Dhjetor 2018 15:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera