Kthehu lart

Habit policia, kap 30 kg drogë dhe arreston 26 vjeçarin “pa identitet”

Habit policia, kap 30 kg drogë dhe arreston 26 vjeçarin “pa identitet” GazetaExpress

Policia raportoi se ka sekuestruar në fshatin Llakatund të Vlorës një sasi prej rreth 30 kilogramësh kanabis, në banesën e një të riu.

Por ajo që të habit është fakti se 26 vjeçari nuk paska emër, pasi policia nuk ka dhënë as emrin e as inicialet e personit që është kapur me 30 kilogramë drogë në shtëpinë e tij.

Policia sqaron gjithashtu se në shtëpinë e njeriut pa “emër” u gjetën dhe dy armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë babai i të riut.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, Vlorë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizoi operacionin, mbi bazën e të cilit, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të fshatit Llakatund u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Me ndërhyrjen në kohë, agjentët kapën në flagrancë një 26-vjeçar, si autor i dyshuar, posedues i lëndës narkotike. Në banesë u bllokuan edhe 2 armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë, i ati i tij. Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ si dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’”, njofton Policia./Express

    Data: 16 Janar 2019 19:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera