Kthehu lart

Gruaja hyn në protestën e studentëve dhe veprimi që bën i mahnit të gjithë të rinjtë

Gruaja hyn në protestën e studentëve dhe veprimi që bën i mahnit të gjithë të rinjtë GazetaExpress

Që prej orëve të para të mëngjesit, studentë nga Tirana, por jo vetëm, janë mbledhur në ministrinë e Arsimit për të protestuar, lidhur me kërkesat e tyre, të cilat dihen tashmë.

Mirëpo, duke qenë se ata janë aty prej të paktën 6 orësh, një zonjë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi ajo ka vajtur me një çantë dhe u ka shpërndarë studentëve sanduiçë.

Ajo u fut në mes të turmës dhe ky veprim i ka emocionuar mjaft studentët, të cilët pas kësaj janë shprehur se ndihen akoma dhe më të motivuar dhe më të bindur për të vazhduar, kur shohin se kanë dhe një mbështetje të madhe./JOQ


    Data: 07 Dhjetor 2018 16:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera