Kthehu lart

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Korçë

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Korçë GazetaExpress

Një person është gjetur pa jetë në në vendin e njohur si Manastiri i Çifligut në Korçë.

 Viktima është identifikuar si 65 –vjeçari, Vasil Mati ndërsa trupi i tij është gjetur nga një banor i zonës.

Dyshohet që shkaku i vdekjes të jetë atakun kardiak i shkaktuar nga i ftohti , ndërsa mësohet se bashkëshortja e tij ishte nisur per ta kerkuar pasi nuk i pergjigjej ne telefon. Trupi po transportohet në morg,policia ndodhet në  vendngjarje.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhunë, ndërsa kujtojmë se ky është rasti i dytë në Korçë që mbetet viktimë e të ftohtit./Balkanweb/

    Data: 12 Janar 2019 18:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera