Kthehu lart

Dalin pamjet e ekzekutimit të shqiptarit, vrasja pas një konflikti në lokal

Dalin pamjet e ekzekutimit të shqiptarit, vrasja pas një konflikti në lokal GazetaExpress

Vritet një person me armë zjarri në një lagje periferike të qytetit të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në lagjen 10, e njohur edhe si lagjia e francezëve.

Personi ende i paidentifikuar i moshës reth 30 vjeç është qëlluar me armë zjarri.  Vdekja ka qënë e menjëhershme, nga një plumb i vetëm në pjesën e syrit.

Nga hetimet e para të policisë, ka dalë se kjo vrasje ka ndodhur pas një  konflikti që viktima ka patur me autorin e ngjarjes.


Paraprakisht konflikti ka nisur në një lokal ku mendohet se janë përfshirë të paktën 4 persona. Sherri mes tyre ka vazhduar edhe midis një blloku pallatesh pranë shkollës së Maltës ku u krye edhe vrasja.


Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes levë hekuri dhe kapuç, dëshmi këto të një përleshjeje mes viktimës dhe autorit  të vrasjes. Dy persona janë shoqëruar fillimisht nga policia lidhur me këtë vrasje që tronditi Korçën pas një periudhe relativisht të gjatë pa krime të kësaj natyre. Policia nuk ka arritur ende të identifikojë viktimën por as autorin e krimit që mendohet se u shkaktua nga një konflikt i çastit./Vizionplus


    Data: 17 Janar 2019 22:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera