Kthehu lart

Basha: Rama e ka humbur, tashmë ka frikën e karriges

Basha: Rama e ka humbur, tashmë ka frikën e karriges GazetaExpress

Edhe sot një pjesë e banorëve të "Unazës së Re" dolën për të protestuar ndaj projektit të “Unazës së Madhe”.

I pranishëm ishte edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas Bashës ky projekt nuk është asgjë tjetër përveçse një skemë për pastrim parash.

“Ka më shumë se 2 muaj që ky është projekt vjedhjeje, jo zhvillimi. Është projekt vjedhje, e dinim ne, e dinë dhe banorët, e dinin dhe gazetarët dhe tani ka dalë haptazi para syve të të gjithë botës.

Është projekt vjedhjeje dhe pastrimi parash. Për të marrë këto para do shkatërronin shtëpitë e banorëve. Këta banorë  qëndruan ditë e natë këtu, dhe u përballën.

Rama e Veliaj i quajtën shpellarë, të pasur me nga 4-5 shtëpi, arrestuan djem e vajza dhe i çuan në qeli, i mbytën me propagandë kundër të gjithëve që i kundërshtonin. E kanë humbur davanë, tani kanë frikën e karriges. Është ulur Rama kokë më kokë me bandën e hajdutëve për të vendosur si do vjedhin këtu.

Gjithë këto vjedhje. Nuk ja dolën dot, se banorët qëndruan. Banorët e bashkuar përcaktuan triumfin e të vërtetës. Deshën t’i varrosin brenda 10 ditëve, po nuk ia dolën. Edhe kur këtu erdhën 1000 policë për të dhunuar banorët. Kush ka fuqi të qëndrojë pas këtyre parave? Edi Rama, hajduti i kësaj afere. Ky është mësimi i protestës së Astirit, të protestës së studentëve. Për 48 orë e futën Ramën poshtë minderit. Por beteja nuk ka përfunduar,”  tha Basha.

    Data: 07 Dhjetor 2018 17:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera