Kthehu lart

Basha ashpërson tonet : “Zgjidhje politike ose shqiptaret të nxjerrin nga zyra”

Basha ashpërson tonet : “Zgjidhje politike ose shqiptaret të nxjerrin nga zyra” GazetaExpress

Gjatë takimit të radhës në Pogradec, Lulzim Basha, i jep ultimatum Edi Ramës deri të premten e 15 Shkurtit për të gjetur zgjidhje politike.

Në të kundër sipas tij në shtunën e 16 Shkurtit shqiptarët do ta tërheqin zvarrë nga zyra.

16 Shkurti për kryetarin e opozitës do të shënojë ditën e rikthimit të Shpresës.
Ish pronarëve u premton shfuqizim të ligjit të pronave. Basha akuzon mediat se kanë censuruar zërin e opozitës për mbështetjen që i ka dhënë kësaj shtrese.

Zyra e selisë blu ka shpërndarë dhe një vizitë që Lulzim Basha ka bërë në ish-kampin e internimit të Tepelenës. I shoqëruar nga disa të mbijetuar të këtij kampi mes të cilëve Simon Miraka, Basha ka dëgjuar dëshmitë e tyre për kushtet e shfarosjes që ekzistonin në të.
Tv Klan

    Data: 12 Shkurt 2019 16:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera