Kthehu lart

Aksident në Lezhë, plagoset rëndë një grua

Aksident në Lezhë, plagoset rëndë një grua GazetaExpress

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lezhës mëngjesin e së martës, në afërsi të kryqëzimit në Ishull-Shëngjin.

Dy persona janë plagosur si pasojë e këtij aksidenti.

Sipas informacioneve të policisë, në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një makinë Renault, që drejtohej nga një femër, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Data: 12 Shkurt 2019 08:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera