Kthehu lart

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas një 9 vjeçar

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas një 9 vjeçar GazetaExpress

Pasditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Mësohet se një mjet ka përplasur një fëmijë 9 vjeçar.

Sipas policisë i mituri është dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 20.08.2018, rreth orës 17:00,  në Shkozë, mjeti me targë AA 644 Sl, me drejtues shtetasin G. H., ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 9 vjeç.

Aktualisht fëmija ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Me drejtuesin G. H., po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

    Data: 20 Gusht 2018 18:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera