Kthehu lart

A shkelet Kushtetuta po u zgjodh Rama Ministër i Jashtëm? Flet Presidenti Ilir Meta

A shkelet Kushtetuta po u zgjodh Rama Ministër i Jashtëm? Flet Presidenti Ilir Meta GazetaExpress

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me propozimin që qëndron në zyrën e tij për dekretimin e kryeministrit Rama si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

I ftuar në emisionin të “Paekspozuarit”, gazetari Ylli Rakipi ju drejtua Metës duke i thënë se do të shkelte Kushtetutën nëse do të miratonte Ramën si kryediplomat. Meta nga ana e tij është përgjigjur se Kushtetuta nuk e detajon rastin në fjalë duke thënë se as nuk e përjashton si mundësi dhe as nuk e lejon si të tillë. Kësisoj, vijoi Meta, vazhdon ende hetimi dhe kundrimi i Kushtetutës e precedentëve të krijuar më parë në vend e jashtë tij, për të vendosur në fund mbi dekretin në fjalë.

Pjesë nga Intervista:

Meta: Kryeministri ka kërkuar të beht dhe Ministër i Jashtëm. Nuk jemi në rastin që këtë e kërkon Ministri. Duhet të kemi parasysh që Kushtetuta nuk mund të detajojë gjithçka, prandaj kemi ligje, Gjykatën Kushtetue, Parlamentin...

Rakipi: Zoti Presidenti ju mund të shkelni Kushtetutën, nuk lejohet që ai të jetë Ministër. Ja ta zëmë se ai të sjell 5 vende dhe thotë se dua të bëhem ministër i tyre

Meta: Kushtetuta as nuk e lejon dhe as nuk e përjashton në një mënyrë të qartë këtë çështje. Ne po shikojmë parimet e Kushtetutës për të bërë një interpretim më të përgjegjshëm, shikojmë precedentët në vend dhe jashtë, psh si rasti i italisë... për të arritur në një konkluzion sa më të qartë dhe të përgjegjshëm

Rakipi: Me Kushtetutat e tjera e shihni? Ju do të shkelni Kushtetutën...nenin 103

Meta: Ju lutem, neni 103 nuk është Kushtetuta. Nuk thash as do ta dekretoj apo s’o ta dekretoj.

Rakipi: Mesa duket po shkoni drejt dekretimit...

Meta: Nuk jam i sigurt për këtë gjë.../Express

    Data: 17 Janar 2019 21:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera