U kap “gafil” duke grabitur shtëpinë, pranga 37- vjeçarit në Fier


12/02/2019

U arrestua shtetasi me iniciale K.H., banues në Patos.

“K.H., dyshohet si autor  i disa vjedhjeve në qytetin e Roskovecit dhe për këtë ishte në ndjekje nga policia,”-raporton policia.

“Ai u kap në flagrancë duke vjedhur sende me vlerë në një banesë në fshatin Kuman të Fierit.”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura dhe disa vegla që shërbenin për të kryer vjedhje.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku ky shtetas është autor i dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart