Torturonte gruan dhe fëmijët,arrestohet inspektori i Zjarrfikëses


23/02/2019

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar një inspektor të Zjarrfikëses për dhunë në familje.

Sipas të dhënave zyrtare, SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H., për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”.

Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA.

Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart