Shifra rekord, në Itali 71% e emigrantëve shqiptarë bashkë me familjen


07/12/2018

Por, ajo që bie në sy nga të dhëna më të fundit është fakti se, shqiptarët janë në vend të parë mes të huajve sa i përket popullsive që jetojnë familjarisht.

Rreth 61% e shqiptarëve në Itali jetojnë në tipologjinë e familjeve me 1 çift dhe fëmijë.  Mes tyre, rreth 30% raportohet se kanë vetëm një fëmijë të mitur, dhe rreth 25% dy fëmijë të mitur.

Në të dyja rastet, shqiptarët janë të parët mes të huajve. Vetëm 18.8% e shqiptarëve, tregojnë të dhënat, jetojnë vetëm në vendin fqinj. Mes të huajve, kjo është padiskutim norma më e ulët. Për vende si Ukraina, kjo normë ngjitet në 70%.

Ndjekësja më e afërt është Kina me 40.5%. Pra të dhënat flasin qartë; shqiptarët kanë një tjetër tipologji emigrimi; pasi kërkojnë stabilitet, dhe jo thjesht  një vend pune. Për këtë arsye ata kanë tendencën të jetojnë së bashku me familjen e tyre.

E thënë në terma më të përgjithshëm, mes të huajve që jetojnë në Itali, shqiptarët duket se janë ata më të “bindurit”, për ta braktisur përfundimisht vendin e tyre.

Fakti që janë të parët në vend për të jetuar në familje, dhe të parët mes të huajve për të lindur fëmijë, e vërteton më së miri këtë gjë./scan

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart