Rama rrëzon propozimin e Presidentit, buxheti për arsimin nuk rritet!


13/12/2018

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama heq paralele mes Presidentit Merta dhe dekreteve që LSI solli në kuvend, e të cilat u rrëzuan këtë të enjte nga kartonat e maxhorancës. Rama thotë se edhe orvatja e Metës është një formë presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër dialogut të kërkuar prej tij.

Kësisoj Rama e ka lënë të qartë se buxheti do të rivotohet në kuvend, duke mos i lënë kështu mundësi parlamentit për të rritur në 5% të GDP-së buxhetin e arsimit.

POSTIMI I RAMËS:

Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së Asnjë çudi! Vazhdon papushim e në çdo formë, presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart