Protesta vijon! Studentët i drejtohen kryeministrisë, i dërgojnë letër ambasadës së SHBA-ve


13/12/2018

Qindra studentë protestuan këtë të enjte përballë parlamentit, por kryeministri sërish dha përgjigjen e tij të përditshme, dialogun me studentët. Ndërkohë të rinjtë kanë bërë dhe një tjetër lëvizje, duke i dërguar një letër Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ku i kërkojnë zv.ambasadores që të reagojë për protestën e të rinjve.

Ndërkohë të gjithë studentët po mblidhen tek kryeministria, aty ku prej dy ditësh shumë të rinj qëndrojnë edhe në orët e natës në shenjë proteste e revoltimi ndaj mosplotësimit të listës me 9 kërkesa të studentëve.

Po këtë të enjte, Presidenti Meta ka kthyer dekretin për ligjin e buxhetit 2019, me argumentin se qeveria e parlamenti duhet të shohin mundësinë për plotësimin e kërkesave të studentëve, ku njëra prej tyre është dhe ajo për rritjen e buxhetit për arsimin në 5% të GDP-së, një ndryshim që do të kërkonte ndërhyrjen në buxhet. /Express

Studentet e mbledhur sot tek kryeministria

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart