Protesta e studentëve nuk ndalet, të rinjtë e “Juridikut” bllokojnë fakultetin


10/01/2019

Kësisoj në Fakultetin e Drejtësisë, studentët kanë bllokuar me karrige e banka hyrjen ndërsa vetë janë mbyllur brenda ambienteve të Universitetit. Studentët thonë se do të qëndrojnë aty deri të dielën dhe se nuk do të ndalojnë në qëndresën e tyre derisa kërkesat të përmbushen nga qeveria.

Në disa video të shpërndara duket qartë se sallat janë bosh dhe se asnjë student nuk ka shkuar në universitet. Në njërën prej videove duket sikur dritat kanë ikur… ose sikur dritat janë fikur në mënyrë të qëllishme.

Kujtojmë se ditën e djeshme i njëjti “stil” i bojkotit të mësimit u zhvillua në disa fakultete të tjera, ndërsa fundjavën që lamë pas pati dhe përplasje mes studentëve dhe rojave të sigurisë në fakultetin e ekonomikut pasi të rinjtë nuk u lanë të hynin në universitet me argumentin se të shtunave dhe të dielave nuk ka mësim dhe se studentët nuk kishin të drejtë të qëndronin nëpër auditorë.

Mbetet për t’u parë sesi protesta e studentëve do të përvijohet këtë të enjte, ndërsa ende kryeministri Rama nuk ka mbajtur asnjë qëndrim të mëtejshëm nga ai i shpallur vitin e kaluar në lidhje me “paketën” e tij për kërkesat e studentëve.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart