Policia dhunon studentët, Rama: Janë zaptues të universitetit


11/01/2019

 “Së pari unë i konsideroj ata si zaptuesit e universitetit.

Sot në Shqipëri mësimi ka filluar normalisht, përpos tre fakulteteve, ku tre studentë me axhendë politike kanë bërë këtë gjë. Policia në dijeninë time ka ndërhyrë me kërkesë të Universitetit. Si mund të shkosh ti një grup 20 vetash dhe të bllokosh të tjerët të bëjnë mësim?

Le të shkojnë këta persona, të formojnë një parti dhe të futen në parlament, e të rrëzojnë këtë ligj. Nuk mund t’i shkelet dera shumicës dërrmuese për disa persona që janë të ngritur e të sponsorizuar nga Doktoresha e Luli për t’i shkuar deri në fund”, tha Rama.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart