“Po bënim komplot, kisha qëllim ta helmoja” Ish Ministri flet për takimin me deputetin e PD


12/02/2019

I ftuar në News24, Ahmetaj ka shpjeguar foton dhe kafen që konsumoi me njërin prej opozitarëve më aktivë kur fjala vjen për akuzat për korrupsionin në ekonomi e politikën e qeverisjes së majtë.

Ahmetaj ka ironizuar duke thënë se po bënte komplot kundër PD-së me Salianjin dhe se qëllimi i tij ka qenë ta helmojë deputetin.

“Nuk do pyes se çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundër PD apo… E kisha ftuar zotin Salianjin për kafe që ta helmoja, i kam hedhur edhe helm në kafe por më rezulton që nuk e ka kapur helmi.

Përshtypje nuk duhet t’i bëjë kujt sepse këtu ulet kryeministri me kryetarin e opozitës edhe duhet.

Nuk e kam mik, ishte një 3 minutësh i rastësishëm. Ishte një gazetar, miku im. Ed Manushi, me çfarë kuptoj është mik me Salianjin. Rastisa në një drekë, pasi unë u ula me Edin, zoti Salianji erdhi. Është një rastësi, as s’duhet trajtuar si çudi”, tha Ahmetaj./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart