Përlotet Kryemadhi: Jemi kërcënuar nga grupe kriminale, vajzën e largova nga vendi


17/01/2019

Kryemadhi është shprehur se për këtë çështje ka larguar nga vendi vajzën. Kryetarja e LSI-së tha gjithashtu se ka kontaktuar me policinë por nuk ka asnjë besim në zgjidhjen e çështjes.

“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale, e jo vetëm”, u shpreh ajo.

Më tutje vetë Kryemadhi tha se bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta, nuk pranon që të deklarohet mbi këtë çështje.

Nëse Meta do të ishte më i vërtetë me publikun do të ishte më i mirë, por për të është më i rëndësishëm imazhi i institucionit sesa loja politike”, tha ajo nga studio e emisionit ‘Open’.

“Jeta e një politikane mund të duket e bukur, por edhe ajo është e vështirë. Do të doja që të isha Zonjë e Parë, e besoj do ta bëja mirë këtë rol, por dua që të qëndrojë LSI deri sa të rinjtë të jenë gati për ta drejtuar”, u shpreh Kryemadhi./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart