Perimet u shtrenjtuan. Shkak, dëmet nga moti dhe monopoli në treg


12/02/2019

Për shkak të humbjeve që pësuan vitin e kaluar, fermerët reduktuan sipërfaqet për kultivimin e preshit, qepës, patates etj.

Mungesa e prodhimit çoi në rritjen e çmimeve që për disa perime dhe zarzavate të dimrit ishin 2-3 herë më të lartë se vitin e kaluar. Një kilogram qepë ose presh u shit nga 100-130 lekë për kilogram, nga 30-50 lekë për kilogram vitin e kaluar.

Në qytetin e Tiranës, fruta-perimet kushtojnë më shtrentë sesa në qytetet e tjera të Shqipërisë sepse administratorët e Tregut Agro-ushqimor abuzojnë me tregtarët e shumicës duke vendosur çmime të larta për qiranë, energjinë elektrike dhe ujit. Një gjë e tillë ndikon në rritjen e çmimit të këtyre produkteve.

Çmimet e perimeve dhe të zarzavateve në muajin janar shënuan rritjen më të madhe që nga viti 2010. INSTAT raportoi se çmimet në grupin “zarzavate, përshfi patatet” u rriten me 36.6 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2010.

“Shumë shtrenjtë është. Qepa vjet ishte 70 lekë, sot 100-130. Ne i marrim shtrenjtë te shumica. Nuk kemi bukë për të ngrenë, jo më të blejmë kështu perime, këtë vit më shtrenjtë është”, thonë qytetarët.

Top Channel

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart