“Për rikonstruksionin e Ministrisë 1.5 miliard lekë, për studentët asnjë kacidhe”


13/12/2018

Por sipas Berishës situata është e qartë kur në ndihmë të debatit thërret numrat. Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha ka rikujtuar faturën e rikonstruksionit të Ministrisë së Arsimit, duke thënë se për zyrat e Lindita Nikollës u harxhuan plot 1.5 miliardë lekë. Por ndryshe ndodh për studentët shprehet Berisha.

STATUSI

Rama per zyrat e Lindites shpenzon 1.5 miliard!!

-Kurse nxenesve ju mbyll shkollat se nuk kane ngrohje

Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama inauguroi rikonstruksionin e zyrave dhe mjediseve te Ministrise se Lindites, per te cilen u shpenzuan rreth 1.5 miliard leke, nje shume kjo me te cilen mund te ndertoheshin nga themelet dy ndertesa te reja si ajo e Ministrise se Arsimit.

Kete shpenzim per Linditen, nje superabuzim qe kundermon vjedhje dhe korrupsion, Rama e argumentoi thjesht me kerkesen qe gjerat duhet te jene te bukura. Pra per Ramen dhe Linditen e tij rendesi ka zbukurimi, luksi dhe rehatia e zyrave te kesaj te fundit. Ndersa shkollat e nxenesve dhe te mesuesve te Tiranes dhe mbare Shqiperise duhet te mbyllen nga acari pasi ato nuk kane ngrohje dhe as qe kane nevoje per te.

Kjo eshte reforma Rama-Nikolla e sistemit arsimor?! sb

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart