Për çfarë e ka fjalën Rama? I drejtohet Bashës: S’do rrijë mbuluar ajo që dimë të dy


10/10/2018

Rama në reagim tallet me Bashën dhe shkruan me ironi se deri diku e kupton “Artistin”, pasi “puna ka shkuar keq”. Kryeministri madje i drejtohet Bashës duke i thënë se nuk duhet të shpresojë shumë, pasi ajo që ai dhe kryedemokrati dinë të dy, do të dalë në shesh.

“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy.”-shkruan Rama.

Më tutje Rama i jep dhe një kundërpërgjigje deklaratës së Bashës, i cili po këtë të mërkurë u shpreh se Xhisiela e shantazhuar dhe dhunuar është vënë me urdhër që të pështyjë kundër opozitës së vendit. Rama i sugjeron liderit të opozitës që të shohë kamerat e sigurisë së komisariatit.

“Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s’e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po,padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd”-përfundon kryeministri./Gazeta Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart