Paralajmërimi i Bernd Fischer: Kujdes me dokumentet që publikohen nga koha e komunizmit


22/02/2019

Në një intervistë për A2 CNN ai tregon se studiuesit duhet të bëjnë kujdes me dokumentet që publikojnë.

Komunizmi në Shqipëri padyshim është një periudhë e errët që i shtyn studiuesit të kërkojnë mes dëshmive, shumë të vërteta. Si e analizoni ju qasjen e deritanishme ndaj komunizmit në Shqipëri?

Bernd Fischer: Iu dedikova shumë studimeve për këtë periudhë. Më së fundi dy qasjeve të ndryshme, një amerikane dhe një gjermane. Kuptova edhe si studiues, që sado rëndësi dhe dëshirë kemi për të publikuar të vërteta që janë mbajtur fshehur atë kohë, do të ishte mirë të tregoheshim të kujdesshëm. Dokumentet që sigurojmë duhet të jenë të certifikuara.

Ju thatë se keni studiuar dy qasje të ndryshme për komunizmin në Shqipëri, amerikanët dhe gjermanët. Nga ndryshojnë këto dy studime. Si e shohin të huajt komunizmin në Shqipëri?

Bernd Fischer: Janë dy qasje të ndryshme ndaj komunizmit në Shqipëri, e sidomos fillimit të kësaj epoke. Të dyja flasin negativisht për sistemin politik të Enver Hoxhës në Shqipëri, por historianët gjermanë janë më negativë. Ata dënojnë aktet e torturave, burgosjet politike, internimet dhe thuajse nuk përmendin asgjë pozitive nga ai sistem. Ndërsa qasja amerikane tregon edhe për sigurinë apo ndonjë benefit të klasës punëtore të asaj kohe, pavarësisht varfërisë dhe mungesës së lirisë atëkohë. Kjo më bën edhe mua si studiues të reflektoj, për të pasur kujdes me dokumentet.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart