Ja 19 mallrat më të importuar në Shqipëri


11/02/2019

Sipas të dhënave zyrtare nga Doganat që i përkasin periudhës janar-nëntor 2018 produkti më i importuar në vend për nga vlera ishin karburantet, prej të cilave u volën 33,9 miliardë lekë të ardhura.

Arkëtimet nga zhdoganimet e naftës kanë një rol të rëndësishëm në arkën e shtetit pasi ato zënë rreth 23 për qind të totalit te të ardhurave doganore.

Cigaret ishin produkti i dytë më i importuar, nga zhdoganimi i të cilave u arkëtuan 19 miliardë lekë, duke kontribuar me rreth 13 për qind të totalit te të ardhurave.

Më tej importi i metaleve kontribuoi me 8.3 miliardë lekë ne të ardhurat doganore.

Plastika  ishte produkti i pestë më i importuar gjatë 2018 me rreth 5,6 miliardë lekë pagesa taksash dhe tarifash. Më tej artikujt më të importuar të 2018 ishin materialet e ndërtimit, gazi, birra, veshjet.

Taksat e paguara në doganë nga importuesit e birrës ishin 2.1 miliardë lekë ose 1.4 për qind e totalit.  Ndërsa shihet se fruta perimet u renditen ndër 14 produktet më të importuara në vend. Edhe pse tarifat ndaj tyre janë ulur ndjeshëm, autoriteti doganor arkëtoi 2 miliardë lekë për zhdoganimit të tyre. Tregu shqiptar pati vështirësi këtë vit të furnizohet nga prodhimi vendas për shkak se fermerët reduktuan sipërfaqet e mbjella.

Sipas të dhënave të INSTAT  importi i frutave dhe perimeve u rrit me 8 për qind gjatë vitit 2018, teksa eksportet ranë për herë të parë në këto vitet te tranzicionit me 1 për qind.

Gjithashtu doganat volën rreth 5.4 miliardë lekë nga zhdoganimi i veshjeve dhe këpucëve.

Në vitin 2018 importet e mallrave arritën gjithsej vlerën 641 miliardë lekeve, duke u rritur me 2,4 %, krahasuar me 2017. Deficiti tregtar arriti vlerën 331 miliardë lekë, duke pësuar ulje vjetore 6,3 %./monitor

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart