“I ka menduar të gjitha!” Avokati tregon sesa pak vite burg do të bëjë “Eskobari i Ballkanit”


16/01/2019

I ftuar në emisionin Arena, avokati u shpreh se Balili do të gjykohet në Shqipëri dhe mund të marrë një dënim minimal prej rreth 4 vitesh e gjysëm burg.

Hila: Për një akuzë të tillë sa është dënimi?

Beqiri: Shqipëria do ta gjykojë atë. Ne e kemi si me sasinë 3 ton, si me 700 e kemi nga shtatë deri në 18 vjet burgim.  4 vjet e 8 muaj merr minimumi, plus rrethanave lehtësuese. Ai i ka llogaritur shumë mirë gjërat. Kanë llogaritur kohën kur duhet të dorëzohet. Kanë bashkëpunuar avokatët dhe vetë ai dhe madje edhe me policinë e shtetit dhe momenti i duhur ishte kur çështja të shkonte në gjykatë. Nëse ai nuk do të ishte i pranishëm kur çështja do të shkonte në gjykatë, ai humbet gjykimin e shkurtuar, humbet rrethanën lehtësuese, atë të vetëdorëzimit.

Kikia: Paraburgimin e bëri në shpi.

Beqiri: E ka menduar çdo gjë shumë mirë./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart