Grabitje masive në Peqin, arrestohet 1 person, dy të tjerë në kërkim


12/02/2019

Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe dy  shtetas të tjerë, si bashkëpunëtorë në vjedhje.

“I.J., banues në Has, Kukës u arrestua në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S.,”-raporton policia.

Nga hetimet e kryera dyshohet ata  janë  autorë dhe  të  4 vjedhjeve të tjera  të ndodhura më parë.

Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se  kanë kryer vjedhje në  3 banesa në Peqin,  si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur  kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me ciklomotorin dhe disa sende të tjera.

“24 vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje,”-raporton policia.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme .

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart