Dëmtohen fidrat, rreth 1 mijë familje në Elbasan 3 ditë pa energji elektrike


12/01/2019

Për shkak të dëmtimit të dy Fidrave nga reshjet e dëborës, rreth 1000 mijë familje në qarkun e Elbasanit kanë mbetur pa energji elektrike prej 3 ditësh.

Për shkak të dëmtimit kanë mbetur pa energji elektrike fshatrat e Fidrit të parë: Orenjë, Ballgjin, Dranovicë, Floq, Funarëz, Kuturman, Gurakuq, Kostenje, Mexixë, Neshtë, Orenjë, Rinas, Rrapun, Zdrajshe. dhe ato të Fidrit të 6: Lunik, Qarrishtq, Yljaf, Letem, Stebleve, Zabzun, Boric dhe Boravë. Lidhur me situatën, një grup i madh specialistësh janë angazhuar dhe kanë nisur punën për zgjidhjen e situatës.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart