“Cakaj mori certifikatën e sigurisë për 24 orë”, Premçi: E pamundur!


11/01/2019

Prençi tha në Ora News se mos pajisja e një zyrtari të lartë me çertifikatë sigurie është një shkelje e rëndë.

Ahmet Prençi: Një afat i tillë është i pamundur për të kryer procedurat e nevojshme për të dhënë certifikatën e sigurisë për një zyrtar shteti.

Si shpjegohet që Cakaj ka qëndruar për 7 muaj zv/ministër i Jashtëm pa certifikatë sigurie?

Ahmet Prençi: Kjo është e papranueshme. Atij i është bërë prezent kjo deklaratë dhe është neglizhuar prej tij. Të kryesh një funksion që ke kontakt me një informacion të klasifikuar është e patolerueshme dhe kjo ka marrë një rëndësi të veçantë që në 2007, kur Shqipëria plotësoi kriterët për në NATO. Është një shkelje e rëndë

A kemi të mëbjmë me një “sertvizilizëm” me këtë veoprim që ka kryer DSIK?

Ahmet Prençi: Rama ka atributin për ta emëruar ministër apo zv/ministër, por nuk ka atribut për të kryer të gjithë këto procedura me një të rënë të lapsit. 

Për të marrë certifikatën e sigurisë ministria e Jashtme i ka dërguar kërkesë DSIK. DSIK më pas i dërgon shkresa të gjithë institucioneve të sigurisë në vend dhe Kosovë, kështu që ta bësh për 24 orë këtë procedurë është e pamundur.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart