Basha: Ndalni dhunën ndaj studentëve, po nxisni konfliktin civil


12/01/2019

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se Ligji për Arsimin e Lartë ndalon futjen e policisë në universitete, ndërsa deklaratën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili tha se ishin fakultetet që kërkuan ndërhyrjen e policisë, e konsideroi papërgjegjshmëri.  

“Jemi i vetmi vend në Europë dhe botë ku policia futet në ambientet universitare ku po zhvillonin protestë paqësore studentët. Deklarata e Lleshajt është e papërgjegjshme. Një i marrë urdhëroi studentët dhe protestën e tyre të ligjshme. Kërkesat e studentëve janë të drejta. Opozita do mbrojë me të gjitha format të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore. Këto shkelje flagrante të ligjikt po e shtyjnë vendin drejt një konflikti civil. Nuk mund të pranojmë dhunën dhe sjelljen xhandare të Edi Ramës. Nuk mund të pranojmë që paratë për pastriin e rrugëve, të shëndetësisë për pacientët, të infrastrukturës të grabiten dhe tani të dhunojnë edhe fëmijët tanë, të dhunojnë studentët. I bëj thirrje Edi Ramës, ndal represionin ndaj studentëve, ndal dhunën psiqike dhefizike ndaj tyre, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në ambienteet universitare. Çdo shtyrje të mëtejshme në këtë drejtim, do shtyjë vendin drejt konfliktit civil”, tha Basha.

Prokuroria të ndërhyjë menjëherë, tha Basha, ndërsa kërkoi vënien përpara përgjegjësisë ligjore administratorin e Universitetit të Tiranës, Skerdi Tafa, për dhunën sipas tij, ndaj studentëve. Basha tha se opozita do mbështesë protestën e studentëve dhe do jetë në krah dhe mbështetje të kujtdo që do protestojë. “Do mbështesim çdo protestë, çdo grupim. Betejë frontale në të gjitha dimensionet”, tha kreu demokrat.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart