ARRSH : Vazhdon pastrimi i rrugëve nga bora


12/01/2019

Sipas njoftimit të ARRSH shumë rrugë janë hapur dhe në shumë të tjera vijon procesi i punës, ndërsa apelon tek drejtuesit e mjeteve të repektojnë sinjalistikën rrugore.

“Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir. Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve. Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët: Qafë Mali – Fierzë
Ura e Cerenecit – Steblevë
Qafë Bualli – Kraste
Trebisht – Dogane
Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë Draje
Peshkopi-Ushtelencë
Domaj-Draj Rec
Bulqizë-Fushë Bulqizë
Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.
Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
Rruga Lunik -Steblevë
Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë. Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore”./Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart