Arrestohet 43 vjeçari, i gjenden në banesë municione luftarake


12/02/2019

Në banesën e të arrestuarit në flagrancë u sekuestruan një armë zjarri, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, si edhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A.LL, 43 vjeç,  policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: armë zjarri tip pushkë, disa krehra për mbajtje fishekësh luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, fishekë armë gjahu, kapsolla për fishekë çifteje, material të dyshuar barut.

Shtetasi A.LL u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

/Gazeta Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart