A duhet një "vizitë" tek psikiatri për politikanët shqiptarë? Flet Presidenti Ilir Meta


17/01/2019

Ai u pyet nga gazetari Rakipi, lidhur me kryeministrin Rama dhe dyshimet për shëndetin mendor të këtij të fundit. Rakipi e pyeti presidentin, nëse duhet të ketë një ligj për të detyruar zyrtarët t’i nënshtrohen këtyre analizave. Meta u shpreh se nuk do të ishte keq, që një ligj i tillë të ekzistonte.

“Edhe pa ligj, nëse dikush dyshon, jam gati t’i nënshtrohem cdo kontrolli për shëndetin mendor dhe shëndetin në përgjithësi.

Nuk do të ishte keq, do të ishte mirë të kishim një verifikim që nga presidenti tek të gjithë ata që kanë përgjegjësi shtetërore”, u shpreh Meta.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart