6 gra të vrara në 1 muaj, Shoqatat: Të ashpërsohet ligji, pse jo dënim me vdekje


12/02/2019

6 gra janë vrarë brenda një muaji për motive të ndryshme nga bashkëshortët, ose të afërmit. Shifra konsiderohet alarmante nga shoqatat që janë në mbrojtje të grave.

Sevim Arbana, Kryetarja e Shoqatës “Në dobi të gruas”, e shikon dhunën ndaj grave, e cila po shkon deri në ekstrem, një problem që vjen nga mungesa e edukimit.
Arbana kërkon reagimin e grave të gjithë shoqërisë, por në veçanti të instancave shtetërore, për shtimin e masave mbrojtëse dhe ashpërsimin e ligjit deri në dënimin kapital.

Ndryshimi i strategjisë për mbrojtjen e grave, mos dërgimin e tyre në strehëza, por largimin e burrave agresorë nga shtëpia është një tjetër rekomandim që shoqatat në mbrojtje të grave kërkojnë./klantv/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart