Kthehu lart

Zaev: Arritëm që nga rruga dytësore ballkanike të kthehemi në autostradën kryesore drejt Evropës

Zaev: Arritëm që nga rruga dytësore ballkanike të kthehemi në autostradën kryesore drejt Evropës Foto: MIA GazetaExpress

Arritëm që nga rruga dytësore ballkanike, në të cilën kemi pritur me dekada që të kthehemi në autostradën kryesore drejt Evropës. Në periudhën që pason do të jemi pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në periudhën më të  rëndësishme nga pavarësimi i shtetit, në të cilën do të vendosim vetë për të ardhmen tonë, theksoi kryeministri Zoran Zaev në ceremoninë solemne në të cilën u ngrit flamuri i NATO-s para ndërtesës së Qeverisë.

“Sot e ngritëm flamurin e NATO-s, që bashkërisht me atë evropiane dhe tonin  e përcakton të ardhmen, jo vetëm tonën por edhe të brezave tanë. Kjo nuk është vetëm simbolikë, por realitet. Kjo është një faqe e re e historisë sonë”, tha Zaev.

Vlerësoi se shteti është në rrugën e duhur drejt progresit dhe zhvillimit të papenguar dhe shtoi se e ardhmja tashmë nuk është fat, por fatin e kemi në duart tona.

Iu falënderua presidentit të parë të shtetit dhe komandantit suprem të forcave të armatosura Kiro Gligorov, presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, Parlamentit dhe deputetëve si dhe të gjitha institucioneve të sistemit për realizimin e qëllimit të rëndësishëm strategjik të shtetit, ndërsa mirënjohje dërgoi edhe deri te mediatori Methju Nimic, deri te bashkësia ndërkombëtare, si dhe deri te kryeministri grek Aleksis Cipras, për vizionin dhe inkurajimin që të gjendet zgjidhje për një, siç tha, për shumë persona problem i pazgjidhur.

“Ne me politikën tonë paqedashëse do të dëshmojmë se anëtarësimi në NATO është zgjidhja më e mirë për stabilitetin e vendit dhe për stabilitetin e rajonit. Duam që të jemi miq jo vetëm me anëtaret e NATO-s dhe të BE-së, por  me të gjithë fqinjët dhe forcat e saj të mëdha”, theksoi Zaev.

Porositi se pa marrë parasysh se bëhet fjalë për ngjarje me rëndësi historike, megjithatë shkelim fuqishëm në tokë dhe se më nuk ka vend për eufori.

“Të jemi të suksesshëm dhe t’i përshpejtojmë proceset historike me këmbënguljen e njëjtë sikur për Marrëveshjen e Prespës. Të gjithë të përkushtohemi në anëtarësimin në BE. Kjo do të thotë t’i rregullojmë raportet në shtëpinë tonë, të funksionojmë si sistem dhe si shoqëri. Drejtësi dhe zero tolerancë për korrupsion. Në institucionet nuk ka vend për ata të cilët me punën e tyre e tradhtojnë besimin për interesa personale dhe privilegje, të korruptuarit do të përballen me përgjegjësi, mitmarrje, interesat personale dhe privilegjet, nuk do të jenë mënyrë në të cilën do të udhëhiqet biznesi në vendin tonë. Secili duhet t’i përcjellë rregullat”, porositi Zaev.

Në ceremoninë solemne mirën pjesë ministra të Qeverisë, ish-kryeministra, përfaqësues të korit diplomatik, atashe ushtarakë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Nuk mori pjesë presidenti aktual i shtetit, Gjorge Ivanov, si dhe ish-presidenti Branko Cërvenkovski./MIA/

    Data: 12 Shkurt 2019 17:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera