Kthehu lart

Takim i Xhaferit me ambasadorin Bejli dhe drejtoreshën e re të Zyrës së USAID -it në Shkup, Birkël

Takim i Xhaferit me ambasadorin Bejli dhe drejtoreshën e re të Zyrës së USAID -it në Shkup, Birkël GazetaExpress

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Cvetanka Ivanova sot realizuan takim me ambasadorin e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë,  Xhes Bejli, në të cilin ishte e pranishme edhe drejtoresha e re e zyrës së USAID-it për Maqedoninë, Greçen Birkël.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe organizatës amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), siç janë projektet e realizuara nëpërmjet Institutit Nacional Demokratik (NDI), i cili e mbështet punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë midis programeve të financuara nga kjo organizatë.

Xhaferi, siç thuhet në kumtesë, shprehu kënaqësi dhe mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme dhe theksoi se Kuvendi është i hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me partnerët tanë strategjik. Sekretari i Përgjithshëm u pajtua me atë që e tha Xhaferi dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka rezultate nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe përfunduan se ekziston interes i ndërsjellë, vullnet dhe hapësirë që ky bashkëpunim të vazhdohet, përparohet edhe në të ardhme.

    Data: 04 Shkurt 2019 17:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera