Kthehu lart

Shtyhet për pasdite seanca parlamentare për ndryshimet kushtetuese

Shtyhet për pasdite seanca parlamentare për ndryshimet kushtetuese GazetaExpress

Kuvendi i Maqedonisë seancën e 75-të në të cilën duhet të debatohet për ndryshimet kushtetuese në vend se në orën 13:00, do ta vazhdojë në orën 15:00.

Në rend dite janë propozim – amendamentet XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë si edhe propozim-ligji kushtetues për shpalljen e amendamenteve, që e paraqet fazën e tretë dhe të fundit të procesit të ndryshimeve kushtetuese të cilat dalin prej Marrëveshjes së Prespës.

    Data: 10 Janar 2019 13:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera