Kthehu lart

Shtabi i krizës i "Bojkotoj" kërkon para nga Qeveria për fushatën kundër referendumit

Shtabi i krizës i "Bojkotoj" kërkon para nga Qeveria për fushatën kundër referendumit GazetaExpress

Shoqatat të cilat e kundërshtojnë referendumin sot kërkuan para nga shteti për fushatën "Maqedonia bojkoton". Por, edhe nëse Qeveria nuk siguron mjete për këto 28 shoqata, ata do të ndajnë para të vetat për propagandën kundër referendumit.

"Jemi të vendosur të bojkotojmë, nëse Qeveria nuk jep mjete ne do të gjendemi, por, gjithsesi presim të ndiqet shembulli i demokracive të zhvilluara ku secili të drejtë t'i promovojë idetë e veta", deklaroi Solza Gërçeva nga "Zëri për Maqedoninë".

Një pjesë e 28 shoqatave dhe partive të cilat janë kundër referendumit përveç partisë së Gërçevës, janë edhe partitë e Janko Baçevit, Lupço Palevskit dhe të tjera.

Baçevi, i cili është kryetar i  Maqedonisë Unike, deklaroi se fushata e Qeverisë për referendumin e ardhshëm është plotësisht gënjeshtër dhe se nuk është e saktë se hyrja e Maqedonisë në NATO dhe BE është me interes publik.

    Data: 20 Gusht 2018 17:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera