Kthehu lart

Shekerinska: LSDM do ta shpallë kandidatin për president më 3 mars

Shekerinska: LSDM do ta shpallë kandidatin për president më 3 mars Foto: MIA GazetaExpress

Procedurat dhe afatet dihen ndërsa vendimin LSDM-ja do ta marrë më 3 mars në kongres. Ndërkohë vazhdojnë konsultimet dhe analizat, ndërsa tani jemi të fokusuar në çështjet kryesore shtetërore, iu përgjigj sot zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pyetjes së gazetarëve lidhur me ngjarjet politike për zgjedhjet presidenciale dhe qëndrimin e LSDM-së për kandidatin e tyre.

Shekerinska, e cila sot e vizitoi kazermën e Tetovës, theksoi se dëshiron që së bashku me kolegët e tyre të mos bien në kurthin e vjetër ku partia do të përzihet në shtet dhe se nuk dëshiron që të notojë shumë në ujërat politike në kushte kur vizita e sotme është në rolin e ministres së Mbrojtjes.

“Arritëm që të vijmë deri tek nënshkrimi i Protokollit për aderim në NATO, arritëm që të zgjidhim këto çështje kryesore dhe presim që javën e ardhshme do të jem ministri i parë i vendit tonë që do të marrë pjesë në  takimet tona të përbashkëta me kolegët e tjerë në një takim ministror në NATO në nivelin më të lartë dhe këtu e shpenzojmë energjinë tonë”, deklaroi Shekerinska.

Lidhur me deklaratën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti se nuk do ta përkrahë kandidatin e LSDM-së, Shekerinska tha se për të koalicionet janë partneritete dhe se askush për askënd nuk duhet të japë “përkrahje blanko”.

“Jo vetëm me partnerit tonë të koalicionit, por edhe brenda koalicionit tonë me të cilin u paraqitëm në zgjedhje do të kemi biseda të hapura me të gjitha partitë”, tha Shkerinska dhe shtoi se koalicionet dhe partneritetet duhet të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe  të gjejnë zgjidhjen më të mirë jo për Qeverinë, por për Maqedoninë.

    Data: 07 Shkurt 2019 15:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera